DUHET PATJETËR TË SHMANGNI…/ 8 gjëra që i bëjnë tualetet të duken aspak të këndshme – AlpeGossip
DUHET PATJETËR TË SHMANGNI…/ 8 gjëra që i bëjnë tualetet të duken aspak të këndshme

DUHET PATJETËR TË SHMANGNI…/ 8 gjëra që i bëjnë tualetet të duken aspak të këndshme

Sipas një studimi, një njeri shpenzon mesatarisht një orë e 42 minuta në tualet. Është normale që të duam të kemi tualete të këndshme. Fatkeqësisht, ka shumë gjëra që mund ta kthejnë tualetin në vendin e fundit që do donit që dikush të shihte. Ja cilat janë ato:

1

Perde dushi plastike
Sipas një dizajneri, këto perde duken të lira duke hedhur poshtë të gjithë ambientin e dhomës. Nejloni ose materiali rezistent ndaj ujit janë opsione më të mira në këtë rast.

2

Përplasje ngjyrash në mure
Duhet patjetër të shmangni nuancat e të verdhës ose të kafes në mure. Mos kini frikë të luani me të bardhën. Ajo mund të krijojë iluzionin e një hapësire më të madhe dhe siç thonë edhe dizajnerët: ”Hotelet e përdorin atë në mënyrë ekskluzive, sepse transmeton pastërti”.

3

Tapetë aty ku nuk duhet të jenë
Tapeti nuk është një ide e mirë në përgjithësi për në tualet. Nëse po e mbani dyshemenë të pastër, bëni të njëjtën gjë me mbulesën e WC-ve.

4

T’i varni peshqirët në mënyrë të rrëmujshme
Nëse nuk keni hapësirë ku të vendosni peshqirët, mundohuni t’i rreshtoni ato vertikalisht. Një mundësi tjetër mund të ishte të vendosnit varëse peshqirësh pas derës së tualetit.

5

Pasqyrat e vogla
Pasqyra duhet të jetë më e madhe se lavamani dhe duhet të vendoset pak më lart tij për të shmangur dëmtimet e mundshme.