“ZOTI MË BEKOI ME NJË ËNGJËLL TË VOGËL”/ Vilma Masha na prezanton për herë të parë vajzën e saj (FOTO) – AlpeGossip
“ZOTI MË BEKOI ME NJË ËNGJËLL TË VOGËL”/ Vilma Masha na prezanton për herë të parë vajzën e saj (FOTO)

“ZOTI MË BEKOI ME NJË ËNGJËLL TË VOGËL”/ Vilma Masha na prezanton për herë të parë vajzën e saj (FOTO)

Në dhjetorin e 2019-ës moderatorja Vilma Masha u bë nënë për herë të parë, kur solli në jetë një vajzë, për të cilën zgjodhi emrin Sea . “Zoti më bekoi më një ëngjëll të vogël”- shkruante Masha në Instagram pas lindjes, megjithatë që nga ajo kohë nuk postoi më foto me të bijën, deri ditën e djeshme.

Vilma zgjodhi që të ndajë me ndjekësit një moment nga një shëtitje në park, ku duke përfituar nga dita me diell ka realizuar këtë foto shumë të bukur:

Ajo na kujton se Sea është tashmë 4 muajshe, provë e gjallë se sa shpejt kalon koha, ndërkohë që kjo është hera e parë që ndan një foto të vogëlushes së saj. Duket se për të parë portretin e Seas duhet të presim dhe pak por nuk ka problem, për sa kohë kemi foto të tilla bashkë me mami Vilmën. /News31.al