PRIND PËR HERË TË PARË/ Klea Huta zbulon gjininë e bebushit nëpërmjet një VIDEO shumë të ëmbël – AlpeGossip
PRIND PËR HERË TË PARË/ Klea Huta zbulon gjininë e bebushit nëpërmjet një VIDEO shumë të ëmbël

PRIND PËR HERË TË PARË/ Klea Huta zbulon gjininë e bebushit nëpërmjet një VIDEO shumë të ëmbël

Ka nisur numërimi mbrapsht për Klea Hutën dhe Elgit Dodën.

Sot moderatorja nëpërmjet një videoje të ëmbel në kanalin e saj në YouTube ka zbuluar gjininë e bebit.

Në video ajo shfaq disa momente të bukura, duke filluar që nga momenti që kur mori vesh që ishte shtatzënë, kur Elgiti po praktikohej me mbajtjen e bebit në krahë dhe deri tek ekoja ku zbulohej gjinia e fëmijës së tyre të parë.

Klea ka treguar se Elgitit nuk i pritej dhe donte ta mësonte gjininë tek ekoja, por këto gjëra ndodhin vetëm një herë e ajo donte të ishte sa më emocionuese.

Moderatorja kishte vendosur që ai ta merrte vesh nëpërmjet tollumbaceve. Teksa çifti çan tollumbacen, dalin letra blu dhe në këtë mënyrë zbulohet gjinia e fëmijës së tyre të parë, i cili do të jetë djalë.

Ky ka qenë një moment shumë i bukur dhe me plot emocione për çiftin të cilët nuk i ndalën dot puthjet dhe përqafimet.

Klea është në muajin e tetë të pritjes së ëmbël dhe më herët, moderatorja ka treguar se shtazënia i ka dhënë 12-13 kilogramë më shumë, ndërsa menjëherë pas lindjes ka ndërmend t’i kthehet palestrës.