BABAI I MORENA TARAKUT SHTROHET NË SPITAL/ Këngëtarja publikon foto duke e ushqyer: E di që s’mund të kujdesem për ty… – AlpeGossip
BABAI I MORENA TARAKUT SHTROHET NË SPITAL/ Këngëtarja publikon foto duke e ushqyer: E di që s’mund të kujdesem për ty…

BABAI I MORENA TARAKUT SHTROHET NË SPITAL/ Këngëtarja publikon foto duke e ushqyer: E di që s’mund të kujdesem për ty…

Morena Taraku është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun. Ajo është shumë aktive në rrjete sociale dhe shpeshherë publikon foto e video nga përditshmëria e saj, por jo vetëm.

Mirëpo kësaj here bukuroshja ka prekur me postimin e saj në Tik Tok. Morena ka treguar se babai i saj ka përfunduar i shtruar në spital, teksa publikon një foto ku duket që po e ushqen. Duke treguar këshillën që i dha babai, Morena shprehet se e di që ai nuk do dorëzohet kurrë.

“Babi, njëherë kukulla ime ishte prishur. Ti e rregullove dhe më the ‘Mos u dorëzo kurrë’. Unë vazhdoj të ndjek këshillën tënde. E di që ti s’do të dorëzohesh kurrë,”– shkroi ajo.

Ndërsa shtoi se edhe se nuk mund të kujdeset aq sa babai i saj është kujdesur për të, e do po aq sa ai.

Babait më të mirë ndonjëherë! E di që s’mund të kujdesem për ty siç ti u kujdese për mua, por të dua aq sa ti më do”– tha Morena.

babai.png