PËR ÇFARË PO BËHET GATI XHENSILA? Këngëtarja paralajmëron surprizën e radhës! – AlpeGossip
PËR ÇFARË PO BËHET GATI XHENSILA? Këngëtarja paralajmëron surprizën e radhës!

PËR ÇFARË PO BËHET GATI XHENSILA? Këngëtarja paralajmëron surprizën e radhës!

Xhensila Myrtezaj do t’i shothet shumë shpejt listës së hiteve verore të 2020-s me një projekt të ri!

Kjo pasi, këngëtarja shqiptare ka lënë të kuptohet se ka qenë për xhirime së fundi në një postim në Instagram.

Ka qenë Xhensila ajo që ka nxitur imagjinatën e ndjekësve të saj përmes një videoje ku shfaqet duke u bërë gati.

“Për çfarë po bëhemi gati?” dëgjohet Xhensila teksa pyet vajzat e stafit të saj, ndërsa njëra ia kthen “surpriza e radhës”.

Pak ditë më parë këngëtarja ndau në Instagram një foto ku shfaqej me Endrit Mumajesin dhe Anxhelo Kocin në një studio muzike.

Më pas ajo publikoi një foto me producentin e njohur Mixey, në studion e tij në Kosovë, duke na konfirmuar projektin e radhës pas atij “Paris”.

Ende nuk dihet cili do të jetë titulli i këngës së re dhe nuk kemi një datë publikimi, megjithatë jemi të bindur se ka mbetur shumë pak kohë nga publikimi.