“NUK E IMAGJINOJ DOT JETËN PA TY…”/ Urimi i veçantë i Marinës për Luana Vjollcën në ditën e saj të lindjes (FOTO) – AlpeGossip
“NUK E IMAGJINOJ DOT JETËN PA TY…”/ Urimi i veçantë i Marinës për Luana Vjollcën në ditën e saj të lindjes (FOTO)

“NUK E IMAGJINOJ DOT JETËN PA TY…”/ Urimi i veçantë i Marinës për Luana Vjollcën në ditën e saj të lindjes (FOTO)

Moderatorja e njohur, Luana Vjollca feston sot ditëlindjen e saj. Mes shumë urimesh nuk ka munguar dhe ai nga motra e saj, Marina Vjollca me të cilën ka një lidhje shumë të ngushtë.
“Gëzuar ditëlindjen jetë! Zoti të bekoftë! Nuk e imagjinoj dot jetën pa ty! Të dua pafund”,ka shkruar Marina krah postimit të fundit në ‘Instagram’, ku ka ndarë një foto të Luanës shkëputur nga projekti i fundit muzikor.
Fansat e motrave Vjollca kanë komentuar menjëherë poshtë postimit, duke i uruar Luanës këtë ditëlindje, e cila e ka gjetur në punë. Me videot dhe postimet e ndryshme në ‘Instagram’, moderatorja ka treguar se është duke u përgatitur për sezonin e ri të ‘Shiko Kush Luan’ së bashku me stafin e saj.
Nuk dihet nëse Luana ka menduar një festë për ditën e sotme, por këtë pritet ta zbulojmë në orët në vazhdim nga vetë ajo.