“PREZANTON DEGJENERIM TEK FEMRAT SHQIPTARE”/ Shpërtheu keq ndaj Tunës, pendohet Gold Ag: Nuk e ofendoj kurrë (VIDEO) – AlpeGossip
“PREZANTON DEGJENERIM TEK FEMRAT SHQIPTARE”/ Shpërtheu keq ndaj Tunës, pendohet Gold Ag: Nuk e ofendoj kurrë (VIDEO)

“PREZANTON DEGJENERIM TEK FEMRAT SHQIPTARE”/ Shpërtheu keq ndaj Tunës, pendohet Gold Ag: Nuk e ofendoj kurrë (VIDEO)

Reperi Arian Gushi, i njohur si “Gold Ag”  i ftuar në emisionin “Shiko kush luan”, gjatë sfidës “Ndaje ose pije” u pyet rreth përplasjes së shumëpërfolur me Tunën.

Gold Ag vendosi të përgjigjej dhe u shpreh se Tuna sipas tij prezanton degjenerim për femrat shqiptare.

“Arsyeja e këtij sherri nuk është sherr, por është një realitet që nuk kam qejf që një femër si ajo me prezantu degjenerim te femrat shqiptare, te motrat tona. Unë nuk jam ai që duhet të drejtoj femrat se çka me qit e çka mos me qit, por për derisa ajo ka këndu serbisht e vjen në Kosovë e qet zogun, te une jo”, tha ai.

Mirëpo mesa duket Gold Ag është penduar për këto fjalë dhe ka shpërndarë ne Instagram një video shkëputur nga emisioni duke shkruar se nuk e ka fyer dhe nuk do e fyejë kurre Tunen.

“Vëllëzër e motra, i pashë disa komente që përse e ke fyer Tunën në intervistë te Luana Vjollca. Në asnjë gjysmë fjale se kam fy e as nuk do ta fyej asnjëherë më tani se ajo është një nënë. Kur më pyetën për arsyen, thjesht tregova që nuk kam dëshirë që asi lloj prezantimi i këngëve të prezantohet para motrave e nënave tona. Kjo përgjigje është për ju që thatë që ofendova por më së shumti për Tunën le ta dijë që kurrë në jetë nuk e ofendoj se ajo që ishte ka kaluar, e alkool nuk pi as po t’ma dhuronin gjithë botën lëre më për lojë”, shkruan Gold Ag.