I ZURI VENDIN XHEMIT NË “PORTOKALLI”/ Eneda Tarifa ka një fjalë për moderatoren (FOTOT) – AlpeGossip
I ZURI VENDIN XHEMIT NË “PORTOKALLI”/ Eneda Tarifa ka një fjalë për moderatoren (FOTOT)

I ZURI VENDIN XHEMIT NË “PORTOKALLI”/ Eneda Tarifa ka një fjalë për moderatoren (FOTOT)

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Eneda Tarifa rikthehet si prezantuese këtë sezon të ri të “Portokallisë”. Eneda do t’i zërë vendin Xhemi Shehut, e cila së fundmi deklaroi largimin nga spektakli i humorit.

Eneda ishte sot e ftuar në “Shiko Kush LUAN”, ku gjatë intervistës përballë kapitenëve: Flori Binajt dhe Xhodës ishte një pyetje mbi tri nga ish-moderatoret e “Portokalli”.

Eneda duhet të përshkruante me vetëm një fjalë moderatoret ndër vite të këtij programi.

Për Ornela Bregun, Tarifa përzgjodhi fjalën “Sharmante”, për Amarda Toskën përshkrimi i Tarifës ishte: “E ëmbël” e ndërsa për ish moderatoren Xhemi Shehu, Eneda u shpreh: “Gazmore”.