FITON BETEJËN ME COVID-19/ Fjodora Fjora: Kjo është dita ime e parë e lirisë. Mund të shijoj… – AlpeGossip
FITON BETEJËN ME COVID-19/ Fjodora Fjora: Kjo është dita ime e parë e lirisë. Mund të shijoj…

FITON BETEJËN ME COVID-19/ Fjodora Fjora: Kjo është dita ime e parë e lirisë. Mund të shijoj…

Pas 16 ditësh, moderatorja e njohur, Fjodora Fjora, ka fituar betejën me koronavirusin.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo, nëpërmjet postimeve në Instagram, ku ka treguar edhe eksperiencën me virusin.

Moderatorja e njohur fiton betejën me COVID: Më në fund...

“Kjo ishte pjesa më e tmerrshme largimi i nuhatjes dhe shijes. Para 3 ditësh mu rikthye nuhatja dhe kur kam ndjerë atë aromën e kafesë, thjesht mu duk parajsa mbi tokë”, është shprehur ajo.

Megjithatë, ditët e këqija kanë marrë funde për Fjodora Fjorën, pasi i është rikthyer  jetës normale. Në instagram, moderatorja ka postuar një video në makinë, ndërsa shijon sërish lirinë pas 16 ditëve të  gjata.

Moderatorja e njohur fiton betejën me COVID: Më në fund...

“Kjo është dita ime e parë e lirisë. Mund të shijojë më në fund makinën time, që është bërë zhul. Sot po shijoj diellin, lirinë, kaluan 16 ditë dhe mendoj se mund t’ja lejoj vetes një të dalë për qejfin tim. Më është kthyer edhe nuhatja 95%, kështu që faleminderit o Zot edhe këtë herë”, ka thënë Fjodora.