Mbrëmjen e kaluar, Kiara Tito ka vendosur t’u përgjigjet pyetjeve të ndryshme të ndjekësve në llogarinë e saj, duke zbuluar pak nga planet e së ardhmes.
Moderatorja i është përgjigjur pyetjes se kur do të rikthehet në ekran me këto fjalë: “Së shpejti do të vij me dy programe të reja. Po punohet çdo ditë për realizimin e tyre. 1 spektakël mode dhe një reality show”.
Sakaq Kiara nuk i ka shpëtuar as pyetjes nëse do të kishte shkuar nuse në Prishtinë në të ardhmen, duke ngacmuar jo pak ndjekësit me përgjigjen e saj.
“Pse jo? Çfarë ka Prishtina?”, ka shkruar Tito shoqëruar me të qeshura.
Tito ka qenë e përfolur për një lidhje dashurie me këngëtarin Butrint Imeri (për shkak të origjinës së Butrintit?!) histori kjo që muajt e fundit moderatorja vendosi ta injorojë plotësisht.