PËR MUAJ TË TËRË E MBAJTI TË FSHEHTË SHTATZËNINË/ Shkurte Gashi bëhet nënë për herë të parë – AlpeGossip
PËR MUAJ TË TËRË E MBAJTI TË FSHEHTË SHTATZËNINË/ Shkurte Gashi bëhet nënë për herë të parë

PËR MUAJ TË TËRË E MBAJTI TË FSHEHTË SHTATZËNINË/ Shkurte Gashi bëhet nënë për herë të parë

Në muajin tetor mësuam se këngëtarja e njohur, Shkurte Gashi ishte në pritje të fëmijës së saj të parë, por shtatzëninë e mbajti të fshehtë. Ndërkohë është mësuar se pritje së ëmbël i ka ardhur fundi dhe këngëtarja është bërë nënë.

Burime për “Rtv21” kanë bërë të ditur se Shkurtja është bekuar me një djalë. Vetë këngëtarja nuk ka reaguar asnjëherë në lidhje me lajmin e shtatzënisë e aq më pak për lindjen e saj. Ajo ka preferuar që të tregohet gjithmonë shumë e rezervuar për jetën e saj private dhe siç duket edhe këtë moment të rëndësishëm ka menduar ta mbajë të fshehtë.

Kujtojmë se edhe për sa i përket muzikës, Shkurte Gashi nuk ka qenë aktive të paktën prej 1 viti. Projekti i fundit muzikor që ajo ka publikuar është ai në bashkëpunim me Brunon me titull “Jetën tënde”.