NGA KARANTINA DERI TEK GATIMET…/ Si e kaluan VIP-at situatën e vështirë të COVID-19 vitin që lamë pas (FOTOT) – AlpeGossip
NGA KARANTINA DERI TEK GATIMET…/ Si e kaluan VIP-at situatën e vështirë të COVID-19 vitin që lamë pas (FOTOT)

NGA KARANTINA DERI TEK GATIMET…/ Si e kaluan VIP-at situatën e vështirë të COVID-19 vitin që lamë pas (FOTOT)

2020-ta ishte një vit i vështirë dhe me shumë të papritura nga COVID-19 duke filluar nga karantina e deri tek infektimet e shumta.

Izolimi në shtëpi ishte një periudhë shumë e vështirë për të gjithë ne, por VIP-at shqiptarë si asnjëherë më parë organizuan gjëra që nuk i kishin provuar “asnjëherë”, por ndonjëherë ata arritën edhe të thyejnë rregullat e karantinës duke u arratisur drejt destinacioneve të ndryshme.

Alpegossip.al ju sjell disa nga momentet më të bukura dhe arratisjet e VIP-ave gjatë karantinës së COVID-19.

Aulona Musta e kaloi karantinën duke u stërvitur në shtëpi dhe duke u ushqyer shëndetshëm.

Rudina Dembacaj e kalonte kohën nën shoqërinë e eçasteve romantike me Mark Frrokun.

Olta Boka gjatë karantinës është prekur duke parë filmin “Mrekullia në qelinë numër 7”, i cili ka përlotur pothuajse një pjesë të madhe të njerëzve.

Oriola Marashi e kaloi karantinën vetëm duke u “arratisur” për tëshëtitur me makinë.

Edhe Arbana Osmani gjithashtu theu rregullat e karantinës për t’u arratisur drejt detit.

Aurela Hoxha e kalonte një pjesë të mirë të karantinës vetëm duke gatuar.

Edhe Noyzin nuk e kishim parë asnjëherë si guzhinjer por karantina na e tregoi këtë “dhunti” të fshehur të reperit.

Gjithashtu edhe Alketa një pjesë të mirë të kohës e kaloi duke gatuar me vajzën e saj Niki.