MË I LIDHUR ME GJIKON/ Por kjo FOTO e postuar nga Elita na tregon që Zëri është kopja e saj – AlpeGossip
MË I LIDHUR ME GJIKON/ Por kjo FOTO e postuar nga Elita na tregon që Zëri është kopja e saj

MË I LIDHUR ME GJIKON/ Por kjo FOTO e postuar nga Elita na tregon që Zëri është kopja e saj

Vogëlushi i reperit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, Zëri, është një ndër bebushat më të njohur të showbiz-it, i cili tashmë ka edhe një llogari personale në Instagram.

Zëri i ka bërë të gjithë për vete me ëmbëlsinë e tiparet e tij të errëta, ndërsa shpesh është diskutuar në media edhe me cilin nga prindërit ngjan më shumë.

Nëse deri tani keni qenë në mëdyshje, Elita ka vendosur pikat mbi “i” me postimin e fundit të publikuar në InstaStory.

Në një kolazh të sajin me të birin ku kanë pozuar të dy paksa “të nevrikosur”, Elita dhe Zëri kanë të njëjtat tipare.

A doni më për të provuar ngjashmërinë e tyre?

Së shpejti, Elita dhe Gjiko do të bëhen prindër për herë të dytë. I vogli i tyre, Zëri, do të bëhet shumë shpejt me një motër.

Andaj, ajo ka marrë një pushim nga televizioni. Në fakt, e ftuar në “5 data” ajo tregoi se sapo ishte stabilizuar me punën e saj kur mësoi për shtatzëninë e dytë, por shtoi se për familjen i sakrifikon të gjithë, madje edhe punën.

Elita iu rikthye ekranit 1 vit pas lindjes së Zërit dhe me siguri duhet të presim edhe të paktën një vit tjetër që ta shohim sërish në krye të ndonjë emisioni.

Deri atëherë lë të mjaftohemi me intervistat që ajo jep dhe postimet në rrjetet sociale