Keisi, një nga vajzat më bukuroshe të showbizit e më të komentuara për lidhjen e saj me reperin Stresi, feston sot ditëlindjen. Në këtë ditë të veçantë Keisi ka marrë urime të shumta e disa prej tyre zgjodhi edhe t’i publikojë.
Keisi postoi edhe një foto të tortës duke zbuluar se sot mbush 25 vjeç.
“Dhe jam zyrtarisht e moshuar”, shkroi ajo me humor krah fotos.
Tani presim edhe një urim special nga Stresi.