“BUZËT I KISHTE ME SHIJE TË ËMBËL”/ Jasmina puth Andin: Ishte diçka e lënë përgjysmë… – AlpeGossip
“BUZËT I KISHTE ME SHIJE TË ËMBËL”/ Jasmina puth Andin: Ishte diçka e lënë përgjysmë…

“BUZËT I KISHTE ME SHIJE TË ËMBËL”/ Jasmina puth Andin: Ishte diçka e lënë përgjysmë…

Puthje në “Për’puthen”, për Shën Valentin! Në këtë puntatë të “Për’puthen Prime” u shkëmbye një puthje pasionante mes Jasminës, vajzës së re dhe Andit, djalit nga Kosova. E vendosur në një përballje me Mevlanin, Jasmina u ngrit dhe i rrëmbeu një puthje Andit. Ky i fundit tha se nuk e priste, por megjithatë buzët kishin shije të ëmbël.

“Ishte dicka e lënë përgjysmë nga takimi, meqë është Shën Valentin….”, tha ndër të tjera Jasmina.

Më 10 shkurt u transmetua takimi i parë mes Jasminës dhe Andit. Dyshja u shfaq shumë e afërt e madje ky takim bëri xheloz vajzat e tjera. Ana, që ka qenë në rolin e prezantueses këto ditë, mori edhe pozicionin e opinionistes për të kritikuar Andin. Ajo e cilësoi djalin nga Kosova si të shtirur, pasi sillet njësoj me të gjitha vajzat.

“Unë do ta masakroj fare. Më dukesh i njëjtë me të gjitha vajzat, mundohet të bëjë të gjitha vajzat për vete. Problem i Andit është që mundohet të bëjë femrën shumë mirë. Është gjë pozitive, por për të gjitha nuk mund të jetë i njëjtë në gjendjen emocionale. Pas takimit me mua, dole me Melisën dhe i the që ndjen për të me anë të poezisë. Më pas del me Antonelën që po ashtu i bën poezi, me Jasminën që e shohim që do të jesh i afruar”, u shpreh Ana.

Gjatë takimit Andi dhe Jasmin nuk kursyen puthjet e përqafimet me njëri-tjetrin, gjë nuk u prit shumë mirë nga një pjesë e publikut.