Arilena Ara është një këngëtare e afirmuar tashmë, që shquhet edhe për pamjen e saj të bukur e natyrale.
Atë rrallëherë e shohim me ndonjë grim, pasi çdo paraqitje preferon ta bëjë ashtu siç nëna e ka bërë.
Këtë herë në rrjetet sociale Arilena ka postuar një foto ku shfaqet nga palestra dhe tregon barkun e tonifikuar. Këngëtarja ka arritur të humbë peshë dhe të jetë në formë të mirë duke u ushtruar në palestër për ditë të tëra.
E veshur me tuta sportive, ajo shfaqi rezultatin perfekt që ka arritur brenda kësaj periudhe duke lenë pa fjalë të gjithë.