“NUK KEMI TEMË TJETËR VEÇ…”/ Olta Gixharin e paska zënë “belaja” me babain ka hapur Instagram dhe kërkon… – AlpeGossip
“NUK KEMI TEMË TJETËR VEÇ…”/ Olta Gixharin e paska zënë “belaja” me babain ka hapur Instagram dhe kërkon…

“NUK KEMI TEMË TJETËR VEÇ…”/ Olta Gixharin e paska zënë “belaja” me babain ka hapur Instagram dhe kërkon…

Me siguri këtë “hall” të Olta Gixharit e keni kaluar edhe ju më parë, nëse prindërit tuaj ju kanë kërkuar t’i hapni një llogari në Instagram.

Pasi ju kanë parë ju me orë të tëra me telefon në dorë, duke qeshur me veten, edhe ata janë bërë kuriozë të dinë ç’shihni ju që argëtoheni kaq shumë

Edhe babai i Oltës, Skënderi, i është bashkuar së fundmi rrjetit social Instagram, siç ka treguar aktorja.

Mirë kjo, por atij po i pëlqen aq shumë Instagram-i, sa ka nisur të postojë shpesh dhe shprehet se ka qenë “mbrapa bote” pa Instagram.

“Ju lutem bëjini follow babait tim. Nuk kemi temë tjetër veç Instagram-it këto ditë. Unë paskam qenë mbrapa bote mi t’keqen babi.”- ka shkruar Olta në InstaStory, duke na shkrirë së qeshuri.

Në gusht të vitit që lamë pas, Olta u bë nënë për herë të parë, duke u bekuar me një djalë të cilin e pagëzoi me emrin Amar.

I vogli erdhi në jetë në Spanjë, ku aktorja jetonte prej disa kohësh me partnerin, ndërsa së fundmi është kthyer në Shqipëri dhe po shijon çdo moment me familjarët e saj. Ndërkohë siç e shihni, po ndihmon edhe të atin me Instagramin. l