“JENI SHUMË…”/ Mevlani poston FOTON me Aristelën, por Antonela nuk i reziston dhe ja çfarë shkruan – AlpeGossip
“JENI SHUMË…”/ Mevlani poston FOTON me Aristelën, por Antonela nuk i reziston dhe ja çfarë shkruan

“JENI SHUMË…”/ Mevlani poston FOTON me Aristelën, por Antonela nuk i reziston dhe ja çfarë shkruan

Në trekëndëshin e dashurisë mes Mevlanit, Ledjanës dhe Antonelës tanimë është futur Aristela. Më herët në emision ajo ka thënë se do t’i sfidojë vajzat që të fitojë zemrën e Mevlanit.

Së fundmi, konkurrenti ka publikuar në Instagram një foto ku shfaqet krah Aristelës, të dy të veshur kuq e zi.

Vëmendjen më të madhe e ka marrë komenti i Antonelës, i cili i ka habitur të gjithë.

“Jeni shumë çift i bukur”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se para pak ditësh, Antonela u rikthye në “Për’puthen” pas 3 ditësh mungesë. Menjëherë në nisje të emisionit ajo u përplas me Ledjanën, e cila kërkoi që të merrej masë ndaj Antonelës pasi kjo e fundit e kishte ofenduar. Gjatë një lidhje live në emision, Antonela e cilësoi Ledjanën si burrë me buzë të bëra, diçka që kjo e fundit nuk e priti aspak mirë.

Më herët në “Për’puthen” u transmetua video e një lope xhiruar nga Antonela dhe kjo e fundit shprehej:

“Ua konkurrentja e Për’puthen”.

Për këtë video të gjithë ju kthyen kundër Antonelës, sepse e cilësuan si një ofendim për vajzat e kolme, për Aristelën dhe Ledjanën. Mirëpo Antonela tha se nuk e kishte për asnjërën nga vajzat videon dhe ju kërkoi falje në rast se ndonjëra prej tyre ishte ndjerë keq prej saj.