DO NGELENI PA FJALË/ PAMJET brenda shtëpisë luksoze të Fjollës dhe Fisnikut – AlpeGossip
DO NGELENI PA FJALË/ PAMJET brenda shtëpisë luksoze të Fjollës dhe Fisnikut

DO NGELENI PA FJALË/ PAMJET brenda shtëpisë luksoze të Fjollës dhe Fisnikut

Gjykata e Kukësit vendosi dënim me burg për 6 vite për këngëtaren Fjolla Morina. “Vendimin do ta ankimojmë në Apelin e Shkodrës”, u shpreh avokatja e Fjollës, e cila kërkoi dënim me gjobë për të.

Megjithatë pak pas këtij vendimi, Fjolla reagoi në rrjete sociale duke publikuar një foto nga pushimet në Maldive. Në këtë formë ajo tregoi se nuk ja ndjen aspak për vendimin e gjykatës, ndërkohë që vazhdon ende të jetë në arrati.

Së fundmi Fjolla së bashku me bashkëshortin e saj, Fisnik Sylën, kanë hapur dyert e shtëpisë në Prishtinë për “Prive” dhe kanë treguar detaje nga jeta e tyre.

Siç vihet re nga pamjet, çifti jeton në një rezidencë luksoze me 4 dhoma gjumi, 4 banjo, dhomë ndjenje, kuzhinë, garderobë, bodrum, park lojërash dhe oborr.

Ndërkohë në garderobën e këngëtares ka veshje shumë të shtrenjta të firmave si Versace, Louis Vuitton, Dior, Hermes, McQueen, Valentino, Dolce&Gabbana.

Në këtë shtëpi luksoze mbizotëron ngjyra bezhë, kombinuar me të zezën, të bardhën dhe grinë.

  

Çifti gjithashtu folën rreth martesës së tyre të papritur në Maldive, që u bë larg gjithë familjarëve.

Fisniku tha se ai e kishte menduar propozimin për martesë që nga momenti që ata të dy ishin nisur për pushime. Ndërsa Fjolla tha se për të ishte pak e vështirë, sepse nuk kishte pranë asnjë person të afërt.

“Ka qenë pak e vështirë për mua, sepse ishim në një vend që nuk njeh askënd dhe nuk ke asnjë familjar. Ka qenë pak emocion dhe jam dridhur gjithë kohës. Jam njeriu më i lumtur në botë që kam marr këtë propozim dhe sot është e vështirë të gjesh një njeri që të bën të lumtur”, tha Fjolla, teksa tregoi se kur të bëhet celebrimi në Belgjikë do të marrë edhe mbiemrin Syla.