Një bluzë e këndshme dhe nja palë xhinse do t’ju kursenin shumë kohë, energji dhe para. Nëse tregoheni të zgjuara dhe investoni në xhinse që ju shkojnë, problemi i vetëm mbeten këmishat/bluzat. E dimë të gjithë që tani në verë duhen pafund, por për t’ju ardhur në ndihmë kini parasysh të blini ~të duhurat~ për këtë sezon. Të gjitha kanë diçka të përbashkët. Duken mrekulli me xhinse!
1. E zezë dhe me detaje
Sa e thjeshtë aq edhe interesante. Visheni me çdo lloj xhinsi, do të duket njësoj bukur!
2. Këmishat saten
S’dalin kurrë nga moda. Nëse doni diçka midis elegantes dhe stilit casual, kombinimi i kësaj këmishe me xhinse blu është perfekt!
3. Detaji i rrudhave në bluzë/këmishë
E thjeshtë, por elegante në të njëjtën kohë
4. Crop top që ngjallin ndjesi pushimesh
Mëngët e hapura, ngjyra të ndezura dhe pak bark i zbuluar!
5. Bluzat me detaje prerjesh
Kjo lloj bluzeje ka qenë kryefjala e këtij sezoni. Prerjet e veçanta e bëjnë shumë herë me chic pamjen edhe nëse mbani veshur thjesht një palë xhinse.
Burimi: Who What Wear