Pas tërheqjes së deklaratës për Gelianin, Sara u përball në studio me Atdheun. Ky i fundit deklaroi se ka vendosur të largohet përfundimisht nga “Përputhen” dhe i propozoi Sarës të dilte me të çift.
Konkurrentja pranoi, duke i dhuruar dhe një puthje. Ajo i kërkoi t’i jepte fjalën për qëndrueshmëri.
Pjesë nga biseda mes tyre:
Atdheu: Ja ku jemi sot, ku të çoi ajo deklaratë?
Sara: Nuk i kam bërë me qëllim gjërat
Atdheu: Po i ke bërë me nxitim
Sara: Ka qenë e shkruar për të ndodhur në këtë mënyrë, ka qenë e shkruar që ne të vuajmë, të lodhemi, të shahemi, që në fund të vlerësojmë njëri-tjetrin
Atdheu: Unë dua të deklaroj diçka. Dua të largohem sot nga programi, bashkë me ty nëse je dakord që ta vazhdojmë njohjen jashtë
Sara: Je i sigurt?
Atdheu: Shumë i sigurt
Sara: Më jep fjalën që do jesh i qëndrueshëm këtë rradhë?
Atdheu: Ku ka qëndrueshmëri më të madhe, nuk kthehem më
Pas deklaratës së tij, Sara i dha një puthje duke e pranuar propozimin e tij.