“THASH ME VETE Ç’NE AMI ME…”/ Ermali u çudit dhe vetë nga kjo FOTO – AlpeGossip
“THASH ME VETE Ç’NE AMI ME…”/ Ermali u çudit dhe vetë nga kjo FOTO

“THASH ME VETE Ç’NE AMI ME…”/ Ermali u çudit dhe vetë nga kjo FOTO

Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska po kalojnë disa nga ditët e tyre më të bukura teksa shijojnë pushimet në Turqi. Dyshja kanë qëndruar shumë aktivë në rrjetet sociale duke na treguar disa nga momentet e tyre më të ëmbla.

Së fundmi, postimi i fundit i aktorit të humorit rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve. Çifti shfaqen të kapur dorë për dore dhe s’kishte si të mungonte një dedikim nga ana e Ermalit.

“Fuqia e vërtetë e një burri qëndron tek madhësia e buzëqeshjes së gruas pranë tij. Çdo ditë mendo që më e mira nuk ka ardhur akoma…”-shkruan ai.

Një detaj që nuk shpëtoi pa marrë vëmendjen e fansave ishte edhe pamja e Ermalit, i cili ka ndryshuar look për rolin e tij më të ri në serial H.O.T, ku duket se i ngjan shumë Ledrit. Këtë ngjashmëri e ka vënë në dukje edhe vetë aktori i humorit, i cili ka shkruar me humor:

“Kur pashë foton thashë me vete “çne Ami me Ledrin”. Pastaj pashë që isha unë”.

Në serialin e ri janë pjesë mjaft vajza bukuroshe dhe super seksi të ekranit.  Por shumë pyesin se si ndihet Ami që Ermali rrethohet nga goca të tilla.

Përgjigjen e kësaj pyetje, Ami e ka dhënë më herët në formë shakaje në rubrikën “N’femrë”.

“Unë? Pse? Ku? Si? Qysh? Tek?”, tha Ami duke qeshur.

Kasti i aktorëve të serialit përbëhet nga Jonida Vokshi, Ermal Mamaqi, Irgen Çela, Megi Pojani, Klea Huta, Inis Gjonin, Kastriot Çaushi, Ana Lika, Gëzim Rudi, Amos Zaharia, Erblin Bajko dhe Monika Lubonja.