VETËM 5 DITË NGA FILLIMI I “BIG BROTHER VIP”/ A po krijohen lidhjet e para? Ja çfarë po ndodh me konkurentët – AlpeGossip
VETËM 5 DITË NGA FILLIMI I “BIG BROTHER VIP”/ A po krijohen lidhjet e para? Ja çfarë po ndodh me konkurentët

VETËM 5 DITË NGA FILLIMI I “BIG BROTHER VIP”/ A po krijohen lidhjet e para? Ja çfarë po ndodh me konkurentët

Prej 5 ditësh ka startuar reality show më i madh në vend “Big Brother VIP”, me personazhe nga më të njohurat të showbizzt.

Në qendër të vëmendjes së këtij formati janë VIP-at dhe kjo ka nxitur kureshtje tek qytetarët për t’i njohur më tepër se si janë ata në jetë e përditshme, shikueshëria ka qenë shumë herë më e lartër.

Por, nëse nuk jeni akoma në dijeni se kush janë personazhet VIP aty brenda, Alpegossip.al ua sjell në vëmëndjen tuaj emrat e tyre: Ilir Shaqiri, Sheila Haxhiraj, Donald Veshaj, Paloma, Elhaid Cufi, Beniada Jakic, Sabiani, Semi Jaupaj, Granit Cana, Kledi Hysa, Arjola Demiri, Fifi, Ardit Cuni, Monika Lubonja.

Edhe pse nuk ka shumë ditë që ka nisur ky spektakël, në rrjet flitet për lidhjet që mendohet se po krijohen aty brenda, edhe pse vshtv shumë shpejtë për ta thënë këtë.

Është rasti i Ardit Çunit dhe Beniada Nishanit, dy personazhet janë shfaqur shumë afër me njëri-tjetrin brenda “Big Brotherit”. Paloma gjatë një bisede që po bëhej me banorët e pyet Beniadën se me cilin nga banorët e sheh veten cift. Beniada pa hezituar thotë emrin e Arditit dhe më pas i kap dorën duke treguar shenjë afrimiteti.

Ndërsa mbrëmë gjatë transmetimit LIVE, Arbana Osmani e pyet Arditin se a do ketë një lidhje me Beniadën, ai shprehet se eshtë shumë herët për ta thënë këtë. “Me Beniadën shkoj shumv mirë, qeshim”, shprehet në fund konkurenti.

 

 

 

 

 

 

 

 

Një tjetër çift që mendohet se do krijohet aty brenda eshtë Donald Veshaj dhe Semi Jaupaj, të dy janë parë shumë afër me njëri-tjetrin dhe deri diku të pa ndashëm. Semi njëkohesisht është dhe shoqja e ngushtë e Bora Zemanit. Kujtojme ketu se para disa muajsh Donaldi dhe Bora i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. A do dalin çift apo thjesht rrinë bashkë për shkak të miqësisë që kanë pasur në kohën kur Donaldi ka qënë i lidhur me Borën? Tani më nuk na ngelet gjë veçse të presim dhe të zbulojmë gjithçka mes tyre.

Së fundmi edhe Fifi dhe Graniti kanë rënë pre e “thashethemeve”dhe mendohet se mes atyre të dyve ka diçka. Fifi dhe Granit Cana mbrëmjen e djeshme, pas përfundimit të spektaklit, që të dy janë shkëputur nga pjesa tjetër e banorëve dhe kanë zgjedhur të qëndrojnë vetëm në dhomën e gjumit.Këngëtarja shkoi të qëndrojë në krevatin e Granitit, i cili shihet gjysmë i zhveshur, ndërkohë që Fifi është mbështetur sipër tij.