LOT DHE EMOCIONE TË FORTA/ Banorë e “Big Brother VIP” rrëfejnë momentet më të trishta – AlpeGossip
LOT DHE EMOCIONE TË FORTA/ Banorë e “Big Brother VIP” rrëfejnë momentet më të trishta

LOT DHE EMOCIONE TË FORTA/ Banorë e “Big Brother VIP” rrëfejnë momentet më të trishta

Ditën e djeshme shumë emocione të forta dhe rrëfime prekëse pati në “Big Brother VIP”, ku personazhet e njohura kanë folur për humbjen e njerëzve të tyre të dashur.

Temë e këtij diskutimi u bë tetori rozë, ku ata kanë bërë thirrje për diagnostikimin e hershëm të kancerit dhe për motivim për çdo fëmër e cila është pjesë e kësaj lufte. Pasi përfunduan thirrjet për vajzat dhe gratë, atatreguan momentet e tyre të trishta.

Sabiani tregoi mes lotësh mbi humbjen e nënës, Paloma të motrës,  Sheila për vdekjen e hallës nga kanceri, Beniada foli për opercionin e saj në gjoks e shumë rrëfime të tjera prekëse.

Alpegossip.al jus jell disa pre tyre.

Sabiani nuk mundi t’i mbante dot lotët dhe filloi të qante, ndërkohë që pothuajse të gjithë banorët e tjerë u mblodhën rreth tij për ta ngushëlluar.

Mua më ka vdekur ime më nga kanceri, jo në gji, por në mitër. Nuk më pa asnjëherë në skenë, asnjëherë. S’kisha për ta treguar kurrë”, u shpreh këngëtari.

Sheila gjithashtu rrëfeu momentin e vdekjes së hallës nga kanceri.

Njeriu ka shumë humbje, se në shpirtin tim kam shumë njerëz. Ama do të cek dy: të gjyshit tim, babait të nënës time dhe hallës time. Halla ka ndërruar jetë rreth moshës 63 vjeç, ka qenë me kancer 3 herë. Në atë kohë, si ka qenë sistemo atëherë, familje e perseketuar, dashurohet me një djalë, por dhe atë që donte nuk e arriti dot. U detyrua nga familja të bënte një martesë me shkuesi, e prap ai persom e zhgënjeu për shkak të frikës së asaj kohe dhe ajo vendosi të mos martohej kurrë dhe jetoj me ne. Hallën e kam pasur si nënë të dytë, ka qenë njeri shumë i dashur për mua. I del llotaria amerikane dhe ikën vetëm në Amerikë, qëndron goxha vite, mori dhe pashaportën amerikane. Do doja shumë t’i ngjaja shumë asaj, ” u shpreh ajo.

Paloma rrëfeu se kishte humbur një nga njerëzit më të rëndësishëm në jetë nga beteja me këtë sëmundje të rëndë, të motrën.

“Iku kaq e re… nëse do më thoshin të zgjidhja do vendosja që të ikja une dhe ajo të qendronte. Ajo e donte kaq shumë jetën. Ishte gjithçka për mua, por nuk na mbetet gjë tjetër vecse të pranojmë çfarë ka shkruar Zoti”, tha Paloma mes lotësh.

Beniada ajo tregoi se disa vite më parë për shkak të disa dhimbjeve në gji dhe pasi realizoi disa ekzaminime zbuloi se bëhej fjalë për një masë mishtore të cilën duhet ta operonte urgjentisht. Ajo tregoi se ekzistonte mundësia që shkaku i dhimbjeve të saj të ishte një kancer gjiri, por fatmirësisht kjo gjë nuk ndodhi.

Gjatë rrëfimeve edhe Iliri foli për vdekjen e asistentes të tij, të cilën tha se e kishte krahun e djathtë të tij.

“E dua jetën” ishte edhe motoja e banorëve të “Big Brother” të cilët bënë thirrje për muajin kundër kancerit të gjirit.

VIDEO