“TI MBAN DORËN TIME DHE UNË…”/ Urimi i Sarës për ditëlindjen e Lorit, më i ëmbli që keni lexuar – AlpeGossip
“TI MBAN DORËN TIME DHE UNË…”/ Urimi i Sarës për ditëlindjen e Lorit, më i ëmbli që keni lexuar

“TI MBAN DORËN TIME DHE UNË…”/ Urimi i Sarës për ditëlindjen e Lorit, më i ëmbli që keni lexuar

Motrat Sara dhe Lori Hoxha janë gjithmonë bashkë, në jetën private dhe në atë publike.

Ata kanë treguar përherë se kanë një marrëdhënie tepër të ngushtë me njëra-tjetrën, të cilën nuk ngurrojnë që ta dëshmojnë për të gjithë ndjekësit e tyre si dhe në intervista të ndryshme.

Ditën e sotme, Lori feston ditëlindjen dhe nuk ka munguar një urim mjaft emocionues nga e motra, e cila i ka dedikuar fjalët më të bukura të shtrenjtës së saj.

“Përgjatë viteve të kam parë të bëhesh njeriu që gjithmonë kam uruar të jesh. Një njeri i sigurt në hapat që hedh, që s’ka nevojë për askënd që t’i tregojë rrugën, që e di mirë sesa i pastër është shpirti i saj dhe se bën gjithçka që ta mbajë të tillë. Sot ti je gruaja që mund të sundosh gjithë botën. Dhe kur vjen puna tek ne të dyja, do të jetë gjithmonë kështu, ti mban dorën time dhe unë tënden”, shkruan Sara.

Për ata që nuk e dinë, Lori dhe Sara kanë dhe një motër më të vogël, Redian dhe një vëlla, Itanin, të cila janë më të janë më të rezervuar dhe nuk preferojnë të dalin shpesh as në profilet e motrave të tyre.