ARRESTIMI I FEROS/ Reagon Arbenita: Kemi lindur në shoqërinë e gabuar, nuk na meriton… – AlpeGossip
ARRESTIMI I FEROS/ Reagon Arbenita: Kemi lindur në shoqërinë e gabuar, nuk na meriton…

ARRESTIMI I FEROS/ Reagon Arbenita: Kemi lindur në shoqërinë e gabuar, nuk na meriton…

Reperi i njohur, Fero u përfshi të premten në një konflikt me producentin dhe menaxherin e njohur, Jetmir Agaj.

Reperi dhe truproja e tij dyshohet se kërcënuan me armë zjarri Jetmir Agajn, në studion muzikore të këtij të fundit. Disa orë pasi u shpallën në kërkim, Fero dhe truproja e tij u vetëdorëzuan.

Pas këtij incidenti, një reagim ka ardhura edhe nga bashkëshortja e reperit, modelja Arbenita Ismajli. Arbenita shprehet përmes një postimi në “InstaStory” se ata kanë lindur në një shoqëri që nuk i meriton, duke shtuar “le të vrasim urryesit me sukses”.

“Njerëzit do flasin keq pavarësisht gjithçkaje. Mediat janë false. Shumë keq që kemi lindur në shoqëri të gabuar që nuk na meriton neve. Të urrejnë që je i vërtetë dhe person me zemër të mirë. Të njoh dhe e di që ata do të vrisnin të të shihnin duke rënë. Një mbretëreshë gjithmonë mbron mbretin e saj. Ata planifikojnë por Zoti është planifikuesi i të gjithë neve. Shihemi së shpejti zemër. Le të vrasim urryesit me sukses”, ka shkruar Arbenita e cila ka bashkangjitur një foto ku shfaqet pranë Feros.