“KUR TË MBAROJNË SHTAZËT MË THONI”/ Plas keq mes ish-konkurrenteve të “Për’puthen: Ju që u latë dhe u shpërlatë 8 muaj… – AlpeGossip
“KUR TË MBAROJNË SHTAZËT MË THONI”/ Plas keq mes ish-konkurrenteve të “Për’puthen: Ju që u latë dhe u shpërlatë 8 muaj…

“KUR TË MBAROJNË SHTAZËT MË THONI”/ Plas keq mes ish-konkurrenteve të “Për’puthen: Ju që u latë dhe u shpërlatë 8 muaj…

Në rubrikën “Në Trotuar” në “E Diell” ishin tre ish-konkurrente të “Për’puthen”, Shqipja, Efi dhe Mikela, ku ka plasur një debat mes tyre.

Teksa të ftuarit po jepnin opinionet e tyre për “virtytet e Efit”, e vetmja që kishte mendim negativ për të ishte Shqipja, e cila e konsideroi “pa karakter si femër”.

Sipas saj, duke qenë se doli në takime me Mevlanin, i cili është bërë bozë në “Për’puthen” dhe e poshtëroi, atëherë është pa karakter.

 

 

Shqipja: Pa karakter si femër

Efi: Kurse unë mendoj se duhet të punosh me vetëbesimin se e ke shumë të ulët, kaq

Shqipja: Patjetër. Një femër që bëri “Për’puthen” dhe e ngriti, erdhi ti si kukumjaçkë pas.

Mikela: Me çfarë, me bomba?

Shqipja: Me zërin tim dhe erdhët ju pastaj që bëtë 100k. Erdhët ju që u latë dhe u shpërlatë 8 muaj dhe nuk nxorët gjë në dritë.

Efi: Po çfarë nxore ti Shqipe, përveç mllefit që e ke kaq të madh

Mikela: ça ke nxjerrë në dritë?

Shqipja: Kur të mbarojnë shtazët më thoni

Efi: Për ofendime nuk kam ardhur këtu. Po të nisim me ofendimet nuk është mirë. Efi do vijojë të buzëqeshë, nuk dua të bie në nivelin e Shqipes.