Kamera e “Për’puthen” i shoqëron konkurrentët këtë sezon dhe në aktivitetet ku ata marrin pjesë së bashku jashtë programit. Këtë herë, ishte ditëlindja e Orsiolës që bëri bashkë djemtë dhe vajzat. Gjatë mbrëmjes, u dallua afrimiteti mes Edës dhe Remilit.
Kamera e ka kapur disa herë Remilin duke tentuar të puthë Edën.
Eda tha se ajo u përpoq t’i shmangej Remilit, ndërsa ky i fundit u shpreh se atë natë “kishte konsumuar ca alkool”.
Megjithatë, nga vajzat e tjera në studio, nuk munguan akuzat se Remili u soll njësoj i afërt me shumë konkurrentë.