ÇFARË I NDODHI? Luizi shpreh acarimin ndaj vajzave: Shumë gjest i ulët – AlpeGossip
ÇFARË I NDODHI? Luizi shpreh acarimin ndaj vajzave: Shumë gjest i ulët

ÇFARË I NDODHI? Luizi shpreh acarimin ndaj vajzave: Shumë gjest i ulët

Këngëtari i njohur, Luiz Eilli, ka rënë pre e disa prej vajzave në shtëpinë e “Big Brother VIP” gjatë natës. Kur është zgjuar, banori e ka parë veten të vizatuar në fytyrë, ndërsa në krah iu shkruajt “Kiara” kur flinte gjumë .

E gjitha kjo ka ndodhur për shkak të afrimit që Luizi ka pasur ndaj moderatores së njohur, Kiara Tito.

Ishte vetëm nata e dytë në “Big Brother Albania VIP 2” dhe gjërat po fillojnë të bëhen mjaft interesante.

Duket se Luizi nuk e ka pritur aspak mirë rrengun e vajzave, që vendosën t’i vizatojnë në fytyrë gjatë natës. Kejvina e përqafoi në sallon teksa ishte vetëm, duke i thënë të mos mërzitet.

“Edhe në gjumë. Është shumë e ulët, shumë legene. Shumë gjest i ulët”, tha Luizi.