PO SHIJON ROMANCËN E RE/ Bojken Lako i bën urimin e ëmbël partneres në ditën e lindjes – AlpeGossip
PO SHIJON ROMANCËN E RE/ Bojken Lako i bën urimin e ëmbël partneres në ditën e lindjes

PO SHIJON ROMANCËN E RE/ Bojken Lako i bën urimin e ëmbël partneres në ditën e lindjes

Prej muajsh Bojken Lako duket se po shijon një histori të re dashurie. Ndonëse kishte preferuar ta mbante sekret identitetin e saj, më në fund kantautori është ‘dorëzuar’.

Në rrjetet sociale ai ka publikuar foto romantike me Izzy, bjonden simpatike që i ka fituar zemrën.

Sot ajo feston ditëlindjen e saj dhe në këtë ditë të veçantë këngëtari ka publikuar një foto ku shfaqet krahë saj ku i bën dhe urimin e ëmbël:

“Edhe 100 dashuria ime”– shkroi Bojkeni.

Dyshja është bashkë prej disa muajsh, duke preferuar që këtë histori ta zhvillojnë larg fokusit mediatik. Vetë Bojkeni foli në media në lidhje me marrëdhënien e re, por duke preferuar mos të ndajë shumë detaje.

“Jam në një marrëdhënie. E vërteta është se nuk kam reaguar. Sepse unë këto portalet i shoh si maskota. Është e vërtetë që jam në një lidhje, por nuk më pëlqen të flas për jetën private”, tha Bojken në një intervistë disa kohë më parë.