Kjo është mjekja që ka zbukuruar Monika Kryemadhin. Doktoresha flet dhe për politikanë të tjerë (FOTO) – AlpeGossip
Kjo është mjekja që ka zbukuruar Monika Kryemadhin. Doktoresha flet dhe për politikanë të tjerë (FOTO)

Kjo është mjekja që ka zbukuruar Monika Kryemadhin. Doktoresha flet dhe për politikanë të tjerë (FOTO)

Jemi të bindur që politikanët bëjnë trajtime të veçanta, që i ndihmojnë të jenë në formë dhe energjikë, por pak janë transformuar para syve tanë si çifti Meta. Ndërsa Presidenti, Ilir Meta, ka humbur shumë peshë prej vitesh, kohët e fundit, të njëjtin transformim po shohim dhe te bashkëshortja e tij, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila bashkë me humbjen në peshë dhe një rinim të përgjithshëm të pamjes së saj, ka ndryshuar dhe stilin dhe ka fituar një imazh të ri.

Dalja e djeshme para mediave e Monika Kryemadhit tërhoqi dhe një herë tjetër vëmendjen për ndryshimin që ka pësuar pamja e saj. Nëse deri tani mund të keni dëgjuar shumë hipoteza, apo të keni bërë shumë hamendësime sesi kryetarja e LSI-së ka fituar këto linja dhe e ka ndryshuar pamjen, e vërteta është që ajo trajtohet nga një mjeke e specializuar.

Nuk ka asgjë mistike në këtë shndërrim, ka vetëm shkencë, vullnet dhe besim te specialistja që në këtë rast është Silva Shametaj Ruli, një mjeke që punon në Itali prej 23 vitesh.

News Bomb ka realizuar një intervistë me doktoreshë Silvën duke zbuluar si ajo ka ndryshuar plotësisht Monika Kryemadhin, si kujdeset për gjithë familjen presidenciale, por dhe njohjet me politikanët e tjerë shqiptarë.

“Kuroj familjen e Presidentit e shumë pacientë të tjerë përmes vështrimit global 360 gradë, përmes monitorimit të gjendjes shëndetësore, parametrave klinikë, nutriconale dhe specifike laboratorike. Është ky kyçi i një jete të shëndetshme. Korrigjimi i defiçiteve në parametra, dieta e balancuar e raporteve të proteinave, karbohidrateve e fibrave si dhe integrimi i oligoelementeve dhe integrimi makrobiotik është një element fondamental. Gjithashtu dhe integrimi i substancave antioksidante në raporte të kontrolluara mjekësore si kurkuma, vitamina E, C, selenium, si me rrugë ushqimore ashtu edhe me infuzione endovenoze të cilat reduktojnë stresin organik dhe ndikojnë në jetëgjatësinë e rigjenerimin qelizor. Dieta e kontrolluar, kontrolli i aktivitetit fizik dhe monitorimi frekuent klinik jep rezultatet që janë mëse të dukshme”, ka thënë doktoreshë Silva.

Kuptohet që kureshtja është shumë e madhe për regjime dhe trajtime konkrete që mund të kenë sjellë ndryshimin kaq të dukshëm të Monika Kryemadhit, por doktoreshë Silva sqaron që nuk bëhet fjalë për një formulë magjike, por për një program të personalizuar për pacientët e saj.

“Nuk ka asnjë formulë ideale në mjekësinë serioze. Ka pacientë me parametra e karakteristika individuale që kërkojnë trajtime individuale. Dietë normokalorike, e balancuar dhe e integruar. Një nga elementët kryesorë, jo vetëm me zonjën Kryemadhi është raporti i besimit mes mjekut dhe pacientit. Besimi dhe bashkëpunimi”, ka thënë Dr.Silva.

Konkretisht për Monika Kryemadhin, doktoresha ka treguar që Monika, për vetë pozicionin social, jeton një jetë me probleme, jo indiferente ndaj stresit psikologjik dhe fizik. Kjo sjell shpesh një tendencë të një jete jo të shëndetshme. Kjo, në fakt vlen, sipas doktoreshës, për të gjithë pacientët që ndjek në Shqipëri.

Epo nuk paska faj dhe Presidenti Ilir Meta kur tha se ” Monën e shof në televizor, është bërë më e bukur”.

Dr. Silva jeton në Itali dhe vjen në Tiranë çdo tri javë, pasi ndjek shumë pacientë. Ndër ta dhe një politikane tjetër të njohur, Majlinda Bregun.

Duke gjykuar nga forma e Majlinda Bregut dhe nga rezultatet në çiftin Meta dhe Kryemadhi, bindemi dhe më shumë që trajtimi shkencor i Dr. Silvës funksionon. Vetëm me një kusht, pacientët duhet të jenë besnikë dhe të rregullt, atëherë nuk ka më vend për vështirësi në trajtim edhe kur bëhet fjalë për personalitete të politikës.

“Vështirësia kur kanë besim nuk ekziston më. I vetmi ndryshim është që secila ka karakteristikat fisnike, karakteriale e mjekësore të ndryshme. Dhe impenjimi im është i ndryshëm në varësi të asaj që dua të arrij, të kuroj apo përmirësoj”, i është përgjigjur doktoresha interesimit për profilin e dy politikaneve.

Në profesionin e saj nuk lejohet të zbulohen sekrete.

“Janë të kontrolluara e monitoruara siç mendoj që duhet të jenë individët mbi 40 vjeç. Të parandalosh është më mirë se sa të kurosh. Por është koncept i vështirë në Shqipëri, ky”, është e vetmja gjë që ajo zbulon.

Ndërkohë, doktoreshë Silva, edhe pse ka jetuar e studiuar në Itali, ka treguar që nuk ka qenë e vështirë të krijojë kontaktet me emrat e politikës shqiptare. Ajo është vajzë Tirane, bijë mjekësh, i ati ka qenë docent universitar, është i të njëjtit brez dhe mikeshë familjeje me Kryeministrin Rama, ish-studente e doktorit dhe komshije me Monikën e Majlindën.