Shtoi 25 kg pas dëmtimit në këmbë: Shihni si duket sot Arjon Muça – AlpeGossip
Shtoi 25 kg pas dëmtimit në këmbë: Shihni si duket sot Arjon Muça

Shtoi 25 kg pas dëmtimit në këmbë: Shihni si duket sot Arjon Muça

Arjon Muça ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram, një histori të dhimbshme që kaloi pas dëmtimit në njërën këmbë.

Ish-banori i Big Brother tha se qëndrimi 9 muaj në shtrat pas dëmtimit, bëri që ai të shtonte në peshë 25 kilogramë. Shëndoshja e demoralizoi mendërisht dhe shpirtërisht, deri në momentin që Arjoni vendosi të mbante dietë dhe të fillonte palestrën.

Ai publikoi një foto ku tregonte ndryshimin në fizik nga viti 2015. Dje Arjoni nisi të publikojë në Instagram çdo gjë me fansat, duke filluar nga vaktet e ushqimit e deri në frekuentimin e palestrës.

“Nuk më ka pëlqyer ndonjëherë të viktimizohem por pasi pësova një dëmtim të rëndë në këmbë që më mbajti 9 muaj në shtrat ky dëmtim me katandisi + 25 kg. Nuk e njoha më veten dhe pasi vendosa të rifilloja stërvitjen nuk isha me 100% vetvetja, motivimi nuk ishte me si para operacionit. Isha i bllokuar mendërisht & shpirtërisht, justifikohesha pas problemit te këmbës por kuptova që ishte thjesht një justifikim & isha unë që nuk po gjeja me rrugën e duhur.

Sot të dashur miq, vendosa t’i rikthehem përsëri dietës dhe përqendrimit mendor dhe fokusit personal për t’u rikthyer më në formë se kurrë… do me duhet shume pune, por gjithsesi ndihem i motivuar pasi dua ta bej këtë udhëtim me ju. Do ndaj me ju çdo dite çka do ha dhe ushtrimet në palestër për tu rikthyer në formë. Jam i gatshëm t’ju përgjigjem çdo pyetje që keni”.