“E NXJERRIN BLOF”/ Ja si duket fotoja e pasaportës së Elvana Gjatës – AlpeGossip
“E NXJERRIN BLOF”/ Ja si duket fotoja e pasaportës së Elvana Gjatës

“E NXJERRIN BLOF”/ Ja si duket fotoja e pasaportës së Elvana Gjatës

Të famshmit i shohim gjithnjë të kuruar në fotot që publikojnë vetë në rrjetet sociale.

Megjithatë të gjithë jemi kuriozë të dimë sesi do të dukej një personazh i njohur në foton e tij të pasaportës.

Sot kemi mundësinë të shohim këngëtaren Elvana Gjata, e cila si duket ka pasur një incident me pasaportën. Ka qenë miku i saj, Valdrin Sahiti që ka publikuar foton e dokumentit.

Dyshja ndodhet në Milano ku po merren me një projekt të përbashkët. Por në këtë udhëtim Elvana është përballur me një incident të pakëndshëm, asaj i kanë vjedhur pasaportën.

Valdrini ka postuar në Instastory një dokument identifikimi të këngëtares dhe ka shkruar me humor:

“Kemi diçka nga vjedhja e pasaportës. Ngushëllime”!

Elvana deri tani nuk ka postuar asgjë rreth këtij incidenti, por ne na tërhoqi vëmendjen fotoja e saj e pasaportës. Të rrallë janë ata njerëz që e pëlqejnë veten në të dhe Elvana me sa duket duhet të jetë një prej tyre.