Pas lajmit se do të bëhet baba, këngëtari tregon të vërtetën: Gjithçka është një… – AlpeGossip
Pas lajmit se do të bëhet baba, këngëtari tregon të vërtetën: Gjithçka është një…

Pas lajmit se do të bëhet baba, këngëtari tregon të vërtetën: Gjithçka është një…

Pak kohë më parë u përhap lajmi se një bebush mund të vijë shumë shpejt në radhët e showbiz-it shqiptar.

Bëhej fjalë për këngëtarin e grupit muzikor “West Side Family”, Landi Hysi, i cili, i ftuar në emisionin “Thumb” deklaroi për herë të parë se do të bëhet baba. Biseda mes gazetares dhe këngëtarit ishte e tillë:

“Ke në plan ndonjë fëmijë”, e pyet gazetarja.

“Le të themi për herë të parë që Landi shumë shpejt do të bëhet baba dhe t’i hedhim edhe një thumb tjetër miletit”, iu përgjigj Landi.

Të gjitha mediat shpërthyen pas kësaj deklarate, por Landi tashmë e ka përgënjeshtruar lajmin, duke thënë se jo çdo gjë që thuhet në media është e vërtetë.

“Lajmi i dhënë nga mediat lidhur me këtë rast është po aq i pavërtetë sa edhe lajmi i martesës. Jo gjithçka që thuhet në media është e vërtetë, ndaj jo të gjitha duhen marrë seriozisht”, u shpreh ai në një intervistë për “Panorama”.

Së fundmi në mediat rozë është zbuluar diçka nga jeta private e këngëtarit, i cili pak kohë më parë pranoi për herë të parë publikisht se është në një lidhje dhe madje në prag të martesës.