Jetë të këputura në lule të rinisë: Artistët shqiptarë që i HUMBËM nga Adelajda deri tek Dr FLori (FOTO) – AlpeGossip
Jetë të këputura në lule të rinisë: Artistët shqiptarë që i HUMBËM nga Adelajda deri tek Dr FLori (FOTO)

Jetë të këputura në lule të rinisë: Artistët shqiptarë që i HUMBËM nga Adelajda deri tek Dr FLori (FOTO)

Art Kurti

Aktori i njohur shqiptar i serialit “O sa mirë”, Art Kurti është gjendur mëngjesin e 24 Prillit i vdekur në makinë. Arti Kurti njihej nga të gjithë si “Gjakovari” dhe ishte kryetar i të rinjve në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Adelajda Xhamani

Të gjithë u tronditëm nga ndarja nga jeta e ish-banores së “Big Brother 2” Adelajda Xhamani. Me 29 Tetor 2017, në orën 4 të mëngjesit ajo u gjet e pajetë në banesën e saj, si pasojë e një arresti kardiak. Sipas deklaratave të policisë, 31 vjeçarja vuante nga epilesia.

Ergi Dini

Në kulmin e karrierës, këngëtari Ergi Dini u nda nga jeta si pasojë e një aksidenti tragjik me motor në bulevardin “Bajram Curri” në Tiranë. Ergi, 22 vjeç ishte fituesi i tretë i spektaklit “X Factor” në televizionin “Klan”.

Emmy

Këngëtarja Elsina Hidersha e njohur ndryshe si Emmy, ndërroi jetë në mënyrë tragjike në moshën 21-vjeçare, me 28 Shkurt të vitit 2011. Prokuroria deklaroi se këngëtarja e hitit “Rastësisht u Pamë” humbi jetën si pasojë e pakujdesisë pas një zënke me ish të dashurin e saj.

 

Këngëtarja Elvana Gjata i dedikoi këngën “Me Ty”, me të cilën fitoi edhe festivalin e muzikës moderne “Top Fest” në vitin 2011.

Doktor Flori

 

Në moshën 35 vjeçare, Doktor Flori u gjet i pajetë në banesën e tij. Pjesëtari i grupit “West Side Family” ndërroi jetë më 17 Nëntor 2014, si pasojë e problemeve me lëndët narkotike. Landi Hysi dhe Armir Shahini, dy pjestarët e tjerë të grupit “West Side Family”, përfunduan produktet e lëna përgjysmë nga Doktor Flori dhe më 29 Dhjetor 2017 publikuan këngën “Beso”.

Gentian Demaliaj

Në moshën 40 vjeçare, vokalisti i grupit “Djemtë e Detit” Gentian Demaliaj u nda nga jeta si pasojë e një sëmundje të rëndë. Demaliaj e humbi betejë me kancerin me 27 Janar 2015 edhe pas kimioterapive të shpeshta në Tiranë dhe Itali.

 

Gëzim Hajdini

Më 8 Prill të vitit 2018, u nda nga jeta reperi i grupit “TBA” Gëzim Hajdini. I njohur ndryshe me nofkën “B52”, Hajdini lindi në Prishtinë e më pas u shpërngul në Bronx të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.