E pyesin për fëmijët, Valbona Selimllari emocionon: Unë vdes fare kur ai më thotë … – AlpeGossip
E pyesin për fëmijët, Valbona Selimllari emocionon: Unë vdes fare kur ai më thotë …

E pyesin për fëmijët, Valbona Selimllari emocionon: Unë vdes fare kur ai më thotë …

Miss-i i përhershëm Valbona Selimllari ishte këtë mbrëmje e ftuar Në Kurthin e Piter Panit. Më natyrën paqësore, të dashur e gjithmonë të ëmbël, jo vetëm fëmijët dhe të ftuarit në sallë, por edhe publikun nga shtëpia, Bobi e bën gjithmonë për vete. Sa herë ajo shfaqet në ekran, rrjeti shpërthen nga komentet dhe përgëzimet jo vetëm për bukurinë dhe ëmbëlsinë fizike, por edhe për shpirtin e mirë, njeriun e dashur e të vërtetë që Valbona nuk resht së shfaquri.

Por marrëdhënia me ekranin nuk përkthehet njëlloj për fëmijët e saj. Deni, Keini dhe Vivien, tre fëmijët e Valbonës, janë ata që i gëzohen së ëmës edhe në shtëpi, por edhe nga ekrani.

Por çfarë i thonë kur e shohin në ekran? Kësaj pyetjeje të fëmijëve të Piter Panit Valbona i përgjigjet si me keqardhje: “Në fakt, edhe më thonë, edhe s’më thonë. Unë do të doja të më flisnin më shumë për këtë pjesë”,– tha ajo, por shtoi se secili nga të tre fëmijët, në fakt, ka një specifikë edhe për këtë pjesë.

“Deni, djali im i madh, ka filluar edhe më kritikon ndonjëherë, por kur i pëlqen, më thotë “mami, ishe një yll” dhe kur ai thotë këtë, unë vdes nga kënaqësia”

Ndërsa Keini, djali i dytë, sa herë e sheh të ëmën në ekran, e përqafon fort, shumë fort. Kaq mjafton për t’i bërë asaj të kuptojë se e ka pëlqyer, ndërsa vajza, Vivien e vogël, është më ledhatare: “Ti je mami më i mirë, më i bukur në botë, të kam zemër…” – i thotë ajo së ëmës pasi e ka ndjekur nga ekrani.

Ku ka gjë më të bukur se kaq?