U përfol se Anbeta do të rikthehej në “Amici” por lajmi paska qenë për sozinë e saj! (FOTO) – AlpeGossip
U përfol se Anbeta do të rikthehej në “Amici” por lajmi paska qenë për sozinë e saj! (FOTO)

U përfol se Anbeta do të rikthehej në “Amici” por lajmi paska qenë për sozinë e saj! (FOTO)

Ata të cilët janë ndjekës të rregulltë të televizionit italian, me shumë mundësi për momentin janë duke ndjekur netët e garës së fortë që po bëhet aktualisht në “Amici”, konkursi i talenteve të reja që çdo vit nxjerr profesionistë të baletit. Aktualisht është duke u transmetuar edicioni i 17-të i “Amici” dhe detaji që kemi vënë re ne të Blitz.al është shumë interesant, sa do ju intrigojë ta ndiqni nga sot e tutje këtë edicion.

U fol përpara disa javësh në media se Anbeta Toromani, ballerina e njohur shqiptare e cila ka qenë ndër konkurrentet më të mira të këtij emisioni dhe mori më pas edhe statusin e ‘mentores’ në këtë spektakël, do të rikthehej në këtë pozicion.

Edhe pse nuk e kemi parë Anbetën të angazhohet me “Amici”-n këtë vit, kemi pasur mundësi të shohim një konkurrente e cila duket si kopja identike e Anbetës përsa i përket paraqitjes.

Ajo quhet Valentina, është 24 vjeç dhe po ia del më së miri në këtë garë talentesh. Kur e shohim të kërcejë është njësoj si të shohim Anbetën, pasi tiparet e tyre janë shumë ta ngjashme.

Në foton e mëposhtme, mund ta vini re vetë ngjashmërinë e “frikshme” mes tyre:

Anmbeta

Valentina