Enca vendos KUSHTE: Ja çfarë duhet të bëjë bashkëshorti i saj i ardhshëm (FOTO) – AlpeGossip
Enca vendos KUSHTE: Ja çfarë duhet të bëjë bashkëshorti i saj i ardhshëm (FOTO)

Enca vendos KUSHTE: Ja çfarë duhet të bëjë bashkëshorti i saj i ardhshëm (FOTO)

Emri i Encës është një nga më të lakuarit në mediat shqiptare. Jeta private e këngëtares ka përberë gjithmonë një interes për publikun shqiptar. Përveç kësaj ajo është ende shumë aktive dhe gjithmonë ndan me fansat momente nga jeta e saj private.

Ajo ka qenë prej kohësh në vëmendjen të mediave të cilat kanë diskutuar shpesh se këngëtarja e hitit ‘Dua’ është në një lidhje dhe kjo pas postimeve të dyshimta që ajo bën herë pas here në Instagram. Megjithatë Enca kurrë nuk ka pranuar se është e lidhur.

Pavarësisht kësaj ajo së fundmi ka zbuluar një nga kushtet që bashkëshorti i saj i ardhshëm duhet të ketë.

Në një postim që ka bërë pak minuta më parë në Snapchat ajo ka shpërndarë një filxhan kafeje dhe përmbi të ka shkruar: “Burri im i ardhshëm bën mirë të bëjë kafe të shijshme”.

Me këtë postim ajo ka zbuluar se është një adhuruese e kafes dhe sigurisht që i dashuri i saj duhet të jetë një mjeshtër në zierjen e saj.