Emina Çunmulaj filmon BEBIN duke lëvizur në bark/ Nuk duhet humbur momenti kur… (FOTO) – AlpeGossip
Emina Çunmulaj filmon BEBIN duke lëvizur në bark/ Nuk duhet humbur momenti kur… (FOTO)

Emina Çunmulaj filmon BEBIN duke lëvizur në bark/ Nuk duhet humbur momenti kur… (FOTO)

Teksa shumë femra preferojnë që periudhën në pritje të ëmbël ta shijojnë në privatësi, me modelen shqiptare me famë ndërkombëtare Emina Çunmulajn nuk ka ndodhur kështu.

Emina poston çdo ditë foto e video nga përditshmëria, tregon barkun e rrumbullakosur e ushqimet që konsumon gjatë kësaj periudhe duke dhënë edhe këshilla për nënat.

Ditën e sotme modelja ka postuar një video tejet të ëmbël ku filmon bebin teksa lëviz në bark.

“Jetë e egër”, është mbishkrimi që i ka lënë Emina videos.

Sa i përket gjinisë është përfolur shumë, por Emina ka deklaruar se ajo dhe bashkëshorti kanë vendosur mos ta shohin deri në momentin që do lindë.