Nis sonte “Eurovizioni”, ja këngëtarët që uruan Eugent Bushpepën: Shkëlqe për vete dhe… – AlpeGossip
Nis sonte “Eurovizioni”, ja këngëtarët që uruan Eugent Bushpepën: Shkëlqe për vete dhe…

Nis sonte “Eurovizioni”, ja këngëtarët që uruan Eugent Bushpepën: Shkëlqe për vete dhe…

Ditën e sotme do të nisë nata e parë e festivalit europian “Eurovizion”, që do të mbahet në Lisbonë të Portugalisë. Nën gjysmë finalen e parë të festivalit do të konkurrojnë 19 shtete.

Mes tyre, Shqipëria do të përfaqësohet e treta nga këngëtari shumë i dashur për publikun, Eugent Bushpepa. Ai do të këndojë këngën “Mall”, me të cilën fitoi ‘Festivalin e 56 në ‘RTSH’.

Për të gjithë shqiptarët që ndodhen në vendet që janë sonte në konkurrim, mund të votojnë sipas tabelës për këngëtarin shqiptar, në kodin 03.

 

Ndërkohë në rrjetet sociale kanë nisur urimet dhe mbështetja e kolegëve të Bushpepës. Këngëtarja e njohur Soni Malaj ka publikuar një foto të tij ku i shkruan: “Shume suksese miku im,ndriçofsh sonte ne skenen e Eurovizionit.Suksese gjithe delegacionit shqiptar 🇦🇱”.

Gjithashtu nuk kanë munguar as urimet e këngëtareve që kanë qenë pjesë e këtij festivali në vite të ndryshme, Aurela Gaçe Eneda Tarifa dhe Olta Boka.

“Suksese o ze magjik ! Te uroj suksese sot, do shkelqesh sic di ti…”, shkruan Tarifi bashkëngjitur me foton e Eugentit. “Shkelqe per veten edhe per ne”, i shkruan Gaçe. “Ne besojmë te ti”, i shkruan Boka.

Burimi: Panorama