Prezantuesja e Eurovisionit flirton me Eugentin, ja kërkon troç para të gjithëve (FOTO) – AlpeGossip
Prezantuesja e Eurovisionit flirton me Eugentin, ja kërkon troç para të gjithëve (FOTO)

Prezantuesja e Eurovisionit flirton me Eugentin, ja kërkon troç para të gjithëve (FOTO)

Mbrëmë ishte një natë e paharrueshme për të gjithë shqiptarët pasi pas 3 vitesh mungesë, Eugent Bushpepa e çoi Shqipërinë në finalen e madhe të Eurovision që do mbahet më 22 maj.

Bushpepa arriti të sigurojë votat me performancën e tij eletrizuese që e duartrokiti i gjithë publiku.

Pas performancës, ra shumë në sy flirtimi i prezantueses së Eurovision, Filomena Cautela me Eugentin.

Ajo i tha këngëtarit shqiptar se i pëlqen shumë tatuazhet e tij dhe i kërkoi të bënte tatuazh emrin e saj.

“Ti ke tatuazhet më të bukura që kam parë ndonjëherë! Këtu kam tatuazhin tënd më të ri, emrin tim”, i tha Filomena Eugentit.”Do ta mbaj në zemër”, ja ktheu këngëtari shqiptar