Përveç vokalit dhe performancës, sigurisht që vëmendjen në “Eurovision” e tërheq edhe pamja e artistëve. Nuk është e lehtë të tërheqësh vëmendjen si artisti më i bukur në në një spektakël të tillë dhe është po kaq e vështirë që të përzgjedhësh mes vajzave dhe djemve se cilët janë ata më seksi.
Faqja përfaqësuese e Festivalit Europian, “Good Evening Europe” u ka dhënë pikët disa prej artistëve, duke i listuar ata si më seksit e garës, pjesë e së cilës ishin edhe shqiptarët Eugent Bushpepa dhe Ermal Meta.
Ja renditja:
1 pikë: Stee Gfeller, Zvicër
Hipster zviceran, një njeri i durueshëm që “komandohet” nga motra e tij, e cila bërtet në skenë. Nëse vitin tjetër do të vijë pa të, ndoshta do të marrë më shumë pikë.
2 pikë: Sergiu Mita, Moldavi
Pikërisht mjekra e tij na bën ta shohim të magjepsur prej ndjenjës së humorit por paksa të bezdisur për pamjen. Do të ishte figura perfekte për reklamimin e produkteve kozmetike për meshkuj.
3 pikë: Alexander Rybak, Norvegji
Ai është një avatar në mesin e të gjithëve, pasi teksa e sheh duke shëtitur rrugëve të Lisbonës duket ndër ata persona që nuk plaken kurrë.
4 pikë: Sevak Khanagyan, Armeni
Në pamjen e jashtme duket si një kalorës që vetëm lufton por nga brenda është një njeri i butë dhe i ëmbël.
5 pikë: Eugent Bushpepa, Shqipëri
Ai ka një vokal të mirë dhe duket një njeri me vetbesim, shumë mendojnë se është seksi. Ne e dimë që rrokerët jetojnë me kafe, cigare dhe pije alkoolike, ama Eugenti duhet të hajë më shumë pizza që të shtojë disa kilogramë.
6 pikë: Mikolas Josev, Republika Çeke
Duket si një djalë për të cilin kujdeset ende nëna e tij, i brishtë dhe mjaft i kuruar.
7 pikë: Fabrizio Moro, Itali:
“Oh harrova të rruhem sepse nuk mund të çohesha nga shtrati”. Vetë flokët e bëjnë të duket një njeri më i madh në moshë, por ne na pëlqen.
8 pikë: Aron Veress, Hungari
Vetë pamja e tij me pantallona të shkurtra në skenë na bën të mendojmë se po fsheh disa sekrete të pista.
10 pikë: Ermal Meta, Itali
Ermali ka kaçurrelat më të bukura dhe buzëqeshja e sinqertë na bëri për vete. Duam ta puthim njëlloj siç puthi ai Frabrizion, kur fituan Sanremon.
12 pikë: Cesar, Austri
Cesar ka gjithçka: talent dhe personalitet. Kjo është arsyeja që Cesar triumfon si artisti më seksi në këtë listë!