Në janar të këtij viti pushtoi mediat lajmi se Eneda Tarifa është ndarë nga bashkëshorti i saj pas 18 vitesh, lajm i cili deri më sot nuk ishte konfirmuar nga vetë ajo. Artistja ka preferuar të mos flasë për këtë pjesë dhe tani e tutje ta ruajë jetën privatë sa më shumë të tillë.
Por sot në “Xing me Ermalin” ishte pyetja e Kejvinës që e bëri Enedën të pranojë heshtur ndarjen.
“Cila nga ju mendon se është më e mira në shtrat?”, i pyeti Kejvina artistet e ftuara sot, Irmën, Rovenën, Enedën dhe Besën.
Mes tyre filluan të qeshurat, kur për një moment Irma u hodh dhe tha: “Ne s’kemi burra”. Eneda reagoi duke qeshur e duke pranuar kështu ndarjen.