Pas vlerësimit nga Meta, Bushpepa e cilëson si “Presidenti më Rock në botë” (FOTO) – AlpeGossip
Pas vlerësimit nga Meta, Bushpepa e cilëson si “Presidenti më Rock në botë” (FOTO)

Pas vlerësimit nga Meta, Bushpepa e cilëson si “Presidenti më Rock në botë” (FOTO)

Eugent Bushpepa është artisti që ka marrë vëmendjen më të madhe në Shqipëri pas performancës në Eurovision.

Kënga “Mall” arriti të shkonte në finale dhe u rendit në vendin e 11-të, ndërkohë që triumfin e mori Izraeli.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta nuk ka lënë pa shprehur vlerësimet për Eugentin dhe ka pozuar si një roker i vërtetë.

“Falenderova sot me mirënjohje, yllin e rrokut dhe muzikës moderne shqiptar, Eugent Bushpepa për përfaqësimin dinjitoz të Shqipërisë në Eurovision. Me zërin e tij unik dhe falë talentit të papërsëritshëm, Genti lartësoi muzikën dhe gjuhën e mrekullueshme shqipe në skenën europian duke na bërë krenar të gjithëve”, shkruajti ai.

Nuk mungoi dhe komenti i Eugent Bushpepës për këtë rast, ku cilësoi Metën si Presidentin më rock në botë.