Zbulohet e vërteta, “Zogu më i mirë prej krejtve” nuk është shpikur nga Tuna por nga… – AlpeGossip
Zbulohet e vërteta, “Zogu më i mirë prej krejtve” nuk është shpikur nga Tuna por nga…

Zbulohet e vërteta, “Zogu më i mirë prej krejtve” nuk është shpikur nga Tuna por nga…

Kuruesi i imazhit, Niko Komani ka punuar me emra të njohur të ekranit shqiptar duke bërë që shumë këngëtare të ndërrojnë stilin e veshjes apo paraqitjes falë tij.

Në intervistën për “Why Not” nga Roza Lati, ai foli për periudhën kur hit ishte kënga “Fenix” nga Tuna dhe Cozman. Niko e komentoi si një periudhë shumë të mirë për karrierën e tij duke shtuar se ‘Zogu’ u bë i famshëm falë tij.

Pjesë nga biseda

Niko Komani: Ajo ka qenë një shkollë për mua. Të kesh një njeri aq kërkues është një ndihmë. 

Roza Lati: E kujt ishte ideja që ta quanit Zogu Më i Mirë prej Krejtve?

Niko KomaniZogu ka nisur nga një klip para zogut, që ka qenë ‘I asaj.’ Tuna ka bërë një gjest që ia kam sugjeruar dhe ka qenë gjëja më e suksesshme atëherë në 2012. Prej atij gjesti u bë kënga zogu. Ishte duke u punuar por vetëm prej atij gjesti mori vëmendjen e duhur. Mendoj se ajo epokë ka qenë më e mira në ngritjen time. Sado ma ka nxirë, ma ka nxirë duke ngritur punën time.