Së bashku në ekspozitën e pikturave/ Kësaj radhe Linda i merr vëmendjen Ramës me veshjen (FOTO) – AlpeGossip
Së bashku në ekspozitën e pikturave/ Kësaj radhe Linda i merr vëmendjen Ramës me veshjen (FOTO)

Së bashku në ekspozitën e pikturave/ Kësaj radhe Linda i merr vëmendjen Ramës me veshjen (FOTO)

Çifti kryeministror Edi dhe Linda Rama u shfaqën bashkë mbrëmë në ekspozitën e piktorit Edi Hila. Duke qenë se piktura është një nga pasionet më të mëdha të kryeministit, ai preferoi shoqërinë e bashkëshortes për të parë nga afër veprat artistike të piktorit.

Por ajo që vumë re në fotot e publikuara nga kryeministri Rama në Facebook, është marrëdhënia romantike e çiftit.

Me dorën në qafë dhe duke e parë në sy teksa flet, kreu i qeverisë tregoi se nuk e ka problem të tregojë afërsinë me Lindën në një ambient publik.

Zonja Rama ishte veshur elegante si gjithnjë, me një fustan- këmishë të bardhë me dizajne gjeometrike dhe jelek të zi me shumë stil. Ndërsa kryeministri Rama si gjithnjë sportiv, me kostumin blu dhe këmishën e hapur, për ta bërë edhe më “casual” look-un. Mund të themi se vëmendjen kësaj radhe për stilin e mori komplet Linda dhe jo Rama.