E RRAHU në mes të rrugës për spital, familja e Baby G dhe Bletës në “gjak” – AlpeGossip
E RRAHU në mes të rrugës për spital, familja e Baby G dhe Bletës në “gjak”

E RRAHU në mes të rrugës për spital, familja e Baby G dhe Bletës në “gjak”

Pasi këngëtarja shqiptare Baby G tregoi në profilin e saj në Instagram të gjitha provat që mikesha e saj e ngushtë, Blerta Gashi, e kishte sulmuar ditën e djeshme bashkë me 3 persona të tjerë, ato kanë vendosur ta dërgojnë çështjen në polici.

Mirëpo Baby G nuk është ndalur me kaq. Në një tjetër postim në profilin e saj ajo ka kërcënuar ish-mikeshën e ngushtë, duke i bërë të gjithëve të ditur se familjet e tyre tashmë ishin në gjak.

“Familja ime është në gjak me të sajën kështuqë mos u përfshini, kjo është për shoqërinë e saj: Ajo nuk ka mëshirë. Ishte një person që unë e mbështeta dhe e ndihmova dhe nuk kisha asnjë interes prej saj. E ndihmova dhe shihni si mu kthye dhe ajo vazhdon të postojë dhe të thotë budallallëqe.”- ka shkruar këngëtarja në profilin e saj.