Çfarë ndodhi? Përlotet Arbana Osmani: Ti je një nga njerëzit më të çmuar… – AlpeGossip
Çfarë ndodhi? Përlotet Arbana Osmani: Ti je një nga njerëzit më të çmuar…

Çfarë ndodhi? Përlotet Arbana Osmani: Ti je një nga njerëzit më të çmuar…

Stafi i programit “Dua të të bëj të lumtur” për t’i shprehur dashurinë dhe mirënjohjen drejtueses së këtij projekti, Arbana Osmani kishte përgatitur disa surpriza. Mënyra që ata kishin gjetur për ta surprizuar moderatoren ishte një klip me momentet më gazmore të Arbanës, të cilin e prezantoi regjisori Eduart Grishaj.

Por kjo nuk ishte surpriza e vetme për moderatoren, pasi stafi kishte përgatitur edhe një klip në të cilën u shfaqën disa nga njerëzit më të afërt të Arbanës në vite.

Momenti që e përloti moderatoren ishte dedikimi i shoqes së saj të gjimnazit, Florena, e cila prej vitesh jeton jashtë Shqipërisë. “Ti je një nga njerëzit më të çmuar të jetës time. Nuk është e vështirë të bëhesh shoqe me ty pasi ti ke aftësinë t’i bësh të gjithë për vete, me buzëqeshjen dhe zemrën tënde. Vazhdo të bësh të lumtur të gjithë ashtu siç di vetëm ti”.

Pjesë e klipit ishin edhe disa nga bashkëpunëtorët e parë të Arbanës, Artan Kristo, Bojken Lako e Alban Dudushi, të cilët treguan fillesat e një karriere të gjatë dhe të suksesshme.

Surpriza e fundit e stafit për Arbanën ishte këngëtari i saj i preferuar për momentin, Ylli Limani, i cili performoi këngët e tij dhe e falenderoi moderatoren që kishte qënë një frymëzim për të dhe për shumë njerëz të tjerë.

Në fund Arbana Osmani falenderoi publikun që si gjithmonë e ka mbështetur dhe e ka vlerësuar në çdo projekt të sajin. Surpriza që moderatorja kishte përgatitur për ta ishte një tortë e madhe, ku i ftoi të gjithë të ëmbëlsoheshin duke i lënë takimin tjetër sezonin e ardhshëm.