Ashtu siç është publikuar edhe dje në rrjetet sociale, të dielën në orën 17:00 pritet që dyshja shumë e pëlqyer nga publiku KLajdi Haruni dhe Bruno të sjellin një bashkëpunim. Ata na kanë treguar një pjesë nga klipi pjesë e të cilit do të jetë moderatorja e Top Channel, Anjeza Maja. Kënga titullohet mbase dhe nga aq sa kemi parë pritet që të jetë një këngë dhe një klip që do të tërheqë me herën e parë.
Edhe bukuroshja e Top Channel ka postuar vetëm pak minuta më parë një foto ku duket e përqafuar me Brunon dhe i ka bashkangjitur edhe një shkrim ku shprehet: ” Së shpejti hiti i verës”. Duket se përveç këngës ata edhe janë argëtuar dhe kanë gjetur kohën për të shkrepur një foto me njëri-tjetrin.
Në fakt Anjeza ka të drejtë sepse tingujt e “Mbase” priten të na shoqërojnë gjatë gjithë verës.










![Ju kishte marrë malli? Këngëtarja e njohur mposht sëmundjen e rëndë, rikthehet mas mungesës 3-vjeçare [FOTO]](https://gossip.alpenews.al/wp-content/uploads/sites/4/2018/04/kng-e-smeurrr-400x230.jpg)



