Nuk ka më dyshime! Alban Hoxha ka rrëmbyer jo vetëm zemrën e Çiljetës, por edhe të Fernandos – AlpeGossip
Nuk ka më dyshime! Alban Hoxha ka rrëmbyer jo vetëm zemrën e Çiljetës, por edhe të Fernandos

Nuk ka më dyshime! Alban Hoxha ka rrëmbyer jo vetëm zemrën e Çiljetës, por edhe të Fernandos

Çiljeta Xhilaga është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. Me zërin e saj të veçantë, por edhe me çiltërsinë që e karakterizon Çiljeta ka rrëmbyer zemrat e të gjithëve.

Mirëpo ndërkohë që të gjithë janë kuriozë të dimë sa më shumë për jetën e saj private Çiljeta tregohet e rezervuar duke mos zbuluar më shumë seç duhet. Prej kohësh ajo po përflitet se është në një lidhje dashurie me portierin e ekipit të “Partizanit”, Alban Hoxhën, por asnjëri prej tyre as e ka mohuar dhe as e ka pohuar këtë lidhje.

Ndërkohë që marrëdhënie e tyre si çift po konsolidohet nga dita në ditë, duket se Albani ka filluar të ndikojë edhe në pasionet e djalit të Çiljetës, Fernandos. Këngëtarja simpatike ka publikuar sot një video në Instastory ku Fernando shihet duke u stërvitur në një fushë futbolli.

Me sa duket në të ardhmen edhe Fernando do të bëhet një futbollist i njohur si Alban Hoxha.